Gjeni se ku është ekspozuar informacion i juaji privat — dhe rifitojeni
Ne kontrollojmë cenime të dhënash për të parë nëse të dhënat tuaja kanë rrjedhur dhe ju japim hapa për ta zgjidhur çështjen.
Cenime të dhënash ndodhin çdo 11 minuta, duke ekspozuar informacione tuaja p — por mos u shqetësoni, mund t’ju ndihmojmë.
Do t’ju ndihmojmë të ndreqni ekspozimet tuaja
Misioni ynë është të rikthejmë në duart tuaja kontrollin e të dhënave tuaja personale. Do t’ju ndihmojmë të zgjidhni cenime të dhënash dhe të mbani privat informacionin tuaj — dhe do të respektojmë privatësinë tuaj, gjatë procesit.
Ç’informacione mund të rrezikohen?
Mjerisht, rrjedhjet e të dhënave janë pjesë e jetës tonë dixhitale. Fjalëkalimet tuaja, hollësi kontakti, informacion financiar dhe hollësi të tjera personale mund të ekspozohen, duke ju vënë përballë rreziku vjedhjeje identiteti.
Që t’ia filloni, skanoni email-in tuaj
Ja se si ndihmojmë të mbroheni
Besojmë në të drejtën tuaj për privatësi, ndaj mbrojtja me mbikëqyrje cenimesh të dhënash është përherë falas.
- Do të kontrollojmë për ju në krejt cenimet e ditura të të dhënave
- Do t’ju udhëheqim nëpër hapat për të zgjidhur çdo cenim
- Do të mbikëqyrim vazhdimisht dhe do t’ju dërgojmë sinjalizime për çfarëdo cenimi të ri
Rimerrni kontrollin e të dhënave tuaja