ActMobile

actmobile.com

Përmbledhje

Më ⁨8 tetor 2021⁩ ndodhi ⁨ActMobile⁩. Pasi u zbulua dhe u verifikua shkelja, u shtua te baza jonë e të dhënave më ⁨9 nëntor 2021⁩.

Ç’të dhëna u komprometuan:

  • Adresa IP
  • Adresa email
Të dhëna cenimesh sjellë nga Have I Been Pwned

Ç’të bëhet për të mbrojtur të dhënat tuaja personale

Edhe pse në këtë shkelje nuk u ekspozuan fjalëkalime, prapë ka hapa që është mirë të ndërmerren për të mbrojtur të dhënat tuaja personale.

Përdorni një VPN që të maskoni adresën tuaj IP

Adresa juaj e Protokollit Internet (adresë IP) lejon të përcaktohet me saktësi vendndodhja juaj dhe furnizuesi i shërbimit internet për ju. Një shërbim si ⁨Mozilla VPN⁩ e maskon adresën tuaj IP, për fshehje të vendndodhjes tuaj.

Provoni ⁨Mozilla VPN⁩
Përdorni një maskë email-i

Dhënia e adresës tuaj reale email e bën më të lehtë për hacker-a apo gjurmues të gjejnë fjalëkalimet tuaja ose t’ju bëjnë objektiv në internet. Një shërbim si ⁨Firefox Relay⁩ e fsheh adresën tuaj reale email teksa përcjell email-et te kutia juaj reale.

Provoni ⁨Firefox Relay⁩
Përdorni fjalëkalime unikë, të fuqishëm, për çdo llogari

Ripërdorimi i fjalëkalimeve i vë në rrezik krejt llogaritë tuaj. Kjo do të thotë se nëse ekspozohet një fjalëkalim, hacker-at kanë çelësat e mjaft llogarive.

Ruajini fjalëkalimet në një vend të parrezik

Vendosini hollësitë e kredencialeve tuaja në një vend të sigurt ku mund të hyni vetëm ju, bie fjala, në një përgjegjës fjalëkalimesh. Kjo e bën të lehtë mbajtjen nën kontroll të krejt fjalëkalimeve tuaj të ndryshëm.

Jini të kujdesshëm, kur vjen puna te dhënie të dhënash personale

Mos jepni të dhëna personale, nëse s’duhet doemos.Nëse ju kërkohet të futni diku apo jepni adresën tuaj email, kodin ZIP, ose numër telefoni, mund të përgjigjeni jo.

Përmirësoni rregullisht software-in dhe aplikacionet

Përditësimi i aplikacioneve tuaja në telefon, e shfletuesit dhe sistemeve tuaj operativë i bën pajisjet tuaja më të sigurta. Këto përditësime ndreqin të meta, cenueshmëri software-i dhe probleme sigurie.

Ç’është një shkelje sajti?

Një shkelje të dhënash sajti ndodh kur keqbërës kibernetikë vjedhin, kopjojnë ose ekspozojnë të dhëna personale prej llogarish internetore. Zakonisht është rrjedhojë e gjetjes nga ana e hacker-ave të një pike të dobët në sigurinë e sajtit. Shkelje mund të ndodhin edhe kur të dhëna të një llogarie rrjedhin aksidentalisht.