B2B USA Businesses
Përmbledhje
Më 18 korrik 2017 ndodhi B2B USA Businesses. Pasi u zbulua dhe u verifikua shkelja, u shtua te baza jonë e të dhënave më 18 korrik 2017.
Ç’të dhëna u komprometuan:
Numra telefonash
Adresa email
Adresa fizike
Punëdhënës, Emërtesa vendi pune e Emra
Shihni nëse jeni përfshirë në këtë cenim
Do t’ju ndihmojmë të shihni shpejt e shpejt nëse adresa juaj email qe ekspozuar në këtë cenim dhe të kuptoni ç’të bëhet më pas.Ç’të bëhet për të mbrojtur të dhënat tuaja personale
Edhe pse në këtë shkelje nuk u ekspozuan fjalëkalime, prapë ka hapa që është mirë të ndërmerren për të mbrojtur të dhënat tuaja personale.
Shmangni dhënien të tjerëve të numrit tuaj të telefonit
Shmangni dhënien e numrit tuaj të telefonit kur regjistroheni për llogari apo shërbime të reja. Nëse një numër telefoni s’është i domosdoshëm, mos e jepni.
Përdorni një maskë email-i
Dhënia e adresës tuaj reale email e bën më të lehtë për hacker-a apo gjurmues të gjejnë fjalëkalimet tuaja ose t’ju bëjnë objektiv në internet. Një shërbim si Firefox Relay e fsheh adresën tuaj reale email teksa përcjell email-et te kutia juaj reale.
Provoni Firefox RelayShmangni përdorim adresash në fjalëkalime
Përdorimi i adresave apo rrugëve ku u rritët dobëson fjakalimet tuaj. Ngaqë është lehtë të gjenden të dhëna të tilla publike, kjo i bën këto fjalëkalime të lehtë për t’u hamendësuar.
Përdorni fjalëkalime unikë, të fuqishëm, për çdo llogari
Ripërdorimi i fjalëkalimeve i vë në rrezik krejt llogaritë tuaj. Kjo do të thotë se nëse ekspozohet një fjalëkalim, hacker-at kanë çelësat e mjaft llogarive.
Ruajini fjalëkalimet në një vend të parrezik
Vendosini hollësitë e kredencialeve tuaja në një vend të sigurt ku mund të hyni vetëm ju, bie fjala, në një përgjegjës fjalëkalimesh. Kjo e bën të lehtë mbajtjen nën kontroll të krejt fjalëkalimeve tuaj të ndryshëm.
Jini të kujdesshëm, kur vjen puna te dhënie të dhënash personale
Mos jepni të dhëna personale, nëse s’duhet doemos.Nëse ju kërkohet të futni diku apo jepni adresën tuaj email, kodin ZIP, ose numër telefoni, mund të përgjigjeni jo.
Përmirësoni rregullisht software-in dhe aplikacionet
Përditësimi i aplikacioneve tuaja në telefon, e shfletuesit dhe sistemeve tuaj operativë i bën pajisjet tuaja më të sigurta. Këto përditësime ndreqin të meta, cenueshmëri software-i dhe probleme sigurie.
what-is-data-agg
what-is-data-agg-blurb