CityJerks
Përmbledhje
Më 27 shkurt 2023 ndodhi CityJerks. Pasi u zbulua dhe u verifikua shkelja, u shtua te baza jonë e të dhënave më 27 prill 2023.
Ç’të dhëna u komprometuan:
Fjalëkalime
Adresa IP
Adresa email
Data lindjesh
Jetëshkrime, Vendndodhje gjeografike, Mesazhe private, Foto profili, Prirje seksuale e Emra përdoruesish
Shihni nëse jeni përfshirë në këtë cenim
Do t’ju ndihmojmë të shihni shpejt e shpejt nëse adresa juaj email qe ekspozuar në këtë cenim dhe të kuptoni ç’të bëhet më pas.Ç’të bëhet për këtë shkelje
Këshillojmë të ndërmerrni këto hapa për t’i mbajtur të dhënat tuaja personale të sigurta dhe për të mbrojtur identitetin tuaj dixhital.
Ndryshoni fjalëkalimin tuaj
Bëjeni këtë fjalëkalim unik dhe të ndryshëm nga cilido tjetër që përdorni. Një strategji e mirë për t’u ndjekur është të ndërthuren dy ose më tepër fjalë që s’kanë lidhje, për të krijuar një togfjalësh të tërë dhe të përfshihen numra dhe simbole.
Përditësoni kredenciale të tjerë hyrjesh duke përdorur të njëjtin fjalëkalim
Ripërdorimi i fjalëkalimeve e shndërron një cenim të vetëm të dhënash në një të tillë të shumëfishtë. Tani që ky fjalëkalim ka marrë rrugët, hacker-at mund ta përdorin për të hyrë në llogari të tjera.
Përdorni një VPN që të maskoni adresën tuaj IP
Adresa juaj e Protokollit Internet (adresë IP) lejon të përcaktohet me saktësi vendndodhja juaj dhe furnizuesi i shërbimit internet për ju. Një shërbim si Mozilla VPN e maskon adresën tuaj IP, për fshehje të vendndodhjes tuaj.
Provoni Mozilla VPNPërdorni një maskë email-i
Dhënia e adresës tuaj reale email e bën më të lehtë për hacker-a apo gjurmues të gjejnë fjalëkalimet tuaja ose t’ju bëjnë objektiv në internet. Një shërbim si Firefox Relay e fsheh adresën tuaj reale email teksa përcjell email-et te kutia juaj reale.
Provoni Firefox RelayShmangni përdorimin e të dhënave personale në PIN-e
Ngaqë datëlindja juaj është e zbulueshme kollaj në regjistra publikë, më e mira është të shmanget përdorimi në fjalëkalime dhe PIN-e. Persona që dinë datëlindjen tuaj, munde fare lehtë të hamendësojnë edhe PIN-in tuaj. it’s best to avoid using it in passwords and PINs. People who know your birthday could also very easily guess your PIN.
Përdorni fjalëkalime unikë, të fuqishëm, për çdo llogari
Ripërdorimi i fjalëkalimeve i vë në rrezik krejt llogaritë tuaj. Kjo do të thotë se nëse ekspozohet një fjalëkalim, hacker-at kanë çelësat e mjaft llogarive.
Ruajini fjalëkalimet në një vend të parrezik
Vendosini hollësitë e kredencialeve tuaja në një vend të sigurt ku mund të hyni vetëm ju, bie fjala, në një përgjegjës fjalëkalimesh. Kjo e bën të lehtë mbajtjen nën kontroll të krejt fjalëkalimeve tuaj të ndryshëm.
Jini të kujdesshëm, kur vjen puna te dhënie të dhënash personale
Mos jepni të dhëna personale, nëse s’duhet doemos.Nëse ju kërkohet të futni diku apo jepni adresën tuaj email, kodin ZIP, ose numër telefoni, mund të përgjigjeni jo.
Përmirësoni rregullisht software-in dhe aplikacionet
Përditësimi i aplikacioneve tuaja në telefon, e shfletuesit dhe sistemeve tuaj operativë i bën pajisjet tuaja më të sigurta. Këto përditësime ndreqin të meta, cenueshmëri software-i dhe probleme sigurie.
How does Mozilla Monitor treat sensitive sites?
Mozilla Monitor only reveals accounts associated with these types of breaches after an email address has been verified. This means you’re the only person who can see if your information was in this breach (unless someone else has access to your email account).