IDC Games
Përmbledhje
Më 15 mars 2021 ndodhi IDC Games. Pasi u zbulua dhe u verifikua shkelja, u shtua te baza jonë e të dhënave më 17 nëntor 2021.
Pse u desh kaq shumë kohë për njoftimin e këtij cenimi?
Ç’të dhëna u komprometuan:
Fjalëkalime
Adresa email
Emra përdoruesish
Shihni nëse jeni përfshirë në këtë cenim
Do t’ju ndihmojmë të shihni shpejt e shpejt nëse adresa juaj email qe ekspozuar në këtë cenim dhe të kuptoni ç’të bëhet më pas.Ç’të bëhet për këtë shkelje
Këshillojmë të ndërmerrni këto hapa për t’i mbajtur të dhënat tuaja personale të sigurta dhe për të mbrojtur identitetin tuaj dixhital.
Ndryshoni fjalëkalimin tuaj
Bëjeni këtë fjalëkalim unik dhe të ndryshëm nga cilido tjetër që përdorni. Një strategji e mirë për t’u ndjekur është të ndërthuren dy ose më tepër fjalë që s’kanë lidhje, për të krijuar një togfjalësh të tërë dhe të përfshihen numra dhe simbole.
Përditësoni kredenciale të tjerë hyrjesh duke përdorur të njëjtin fjalëkalim
Ripërdorimi i fjalëkalimeve e shndërron një cenim të vetëm të dhënash në një të tillë të shumëfishtë. Tani që ky fjalëkalim ka marrë rrugët, hacker-at mund ta përdorin për të hyrë në llogari të tjera.
Përdorni një maskë email-i
Dhënia e adresës tuaj reale email e bën më të lehtë për hacker-a apo gjurmues të gjejnë fjalëkalimet tuaja ose t’ju bëjnë objektiv në internet. Një shërbim si Firefox Relay e fsheh adresën tuaj reale email teksa përcjell email-et te kutia juaj reale.
Provoni Firefox RelayPërdorni fjalëkalime unikë, të fuqishëm, për çdo llogari
Ripërdorimi i fjalëkalimeve i vë në rrezik krejt llogaritë tuaj. Kjo do të thotë se nëse ekspozohet një fjalëkalim, hacker-at kanë çelësat e mjaft llogarive.
Ruajini fjalëkalimet në një vend të parrezik
Vendosini hollësitë e kredencialeve tuaja në një vend të sigurt ku mund të hyni vetëm ju, bie fjala, në një përgjegjës fjalëkalimesh. Kjo e bën të lehtë mbajtjen nën kontroll të krejt fjalëkalimeve tuaj të ndryshëm.
Jini të kujdesshëm, kur vjen puna te dhënie të dhënash personale
Mos jepni të dhëna personale, nëse s’duhet doemos.Nëse ju kërkohet të futni diku apo jepni adresën tuaj email, kodin ZIP, ose numër telefoni, mund të përgjigjeni jo.
Përmirësoni rregullisht software-in dhe aplikacionet
Përditësimi i aplikacioneve tuaja në telefon, e shfletuesit dhe sistemeve tuaj operativë i bën pajisjet tuaja më të sigurta. Këto përditësime ndreqin të meta, cenueshmëri software-i dhe probleme sigurie.
What is a website breach?
A website data breach happens when cyber criminals steal, copy, or expose personal information from online accounts. It’s usually a result of hackers finding a weak spot in the website’s security. Breaches can also happen when account information gets leaked by accident.
Pse u desh kaq shumë kohë për njoftimin e këtij cenimi?
Ndonjëherë mund të hajë muaj ose vite që kredenciale të ekspozuara në një shkelje të dhënash të shfaqen në web-in e errët. Shkeljet shtohen te baza jonë e të dhënave sapo të jenë zbuluar dhe verifikuar.