NIUS

nius.de

Përmbledhje

Më ⁨13 korrik 2025⁩ ndodhi ⁨NIUS⁩. Pasi u zbulua dhe u verifikua shkelja, u shtua te baza jonë e të dhënave më ⁨23 gusht 2026⁩.

Pse u desh kaq shumë kohë për njoftimin e këtij cenimi?

Ç’të dhëna u komprometuan:

  • Numra llogarish bankare
  • Të dhëna të pjesshme karte krediti
  • Adresa email
  • Adresa fizike
  • Emra e Blerje
Të dhëna cenimesh sjellë nga Have I Been Pwned

Ç’të bëhet për të mbrojtur të dhënat tuaja personale

Edhe pse në këtë shkelje nuk u ekspozuan fjalëkalime, prapë ka hapa që është mirë të ndërmerren për të mbrojtur të dhënat tuaja personale.

Mbikëqyrni shkresat tuaja bankare

Kontrollojini shkresat tuaja bankare për veprimtari të dyshimtë ose të pazakontë. Njoftoni bankën tuaj, nëse shihni ndonjë gjë që nuk e prisni

Mbikëqyrni shkresa rreth kartës tuaj të kreditit

Shihni për pagesa të çuditshme në kartën tuaj të kreditit. Mund të doni të kërkoni një kartë të re me një numër të ri prej emetuesit të kartës tuaj të kreditit.

Përdorni një maskë email-i

Dhënia e adresës tuaj reale email e bën më të lehtë për hacker-a apo gjurmues të gjejnë fjalëkalimet tuaja ose t’ju bëjnë objektiv në internet. Një shërbim si ⁨Firefox Relay⁩ e fsheh adresën tuaj reale email teksa përcjell email-et te kutia juaj reale.

Provoni ⁨Firefox Relay⁩
Shmangni përdorim adresash në fjalëkalime

Përdorimi i adresave apo rrugëve ku u rritët dobëson fjakalimet tuaj. Ngaqë është lehtë të gjenden të dhëna të tilla publike, kjo i bën këto fjalëkalime të lehtë për t’u hamendësuar.

Përdorni fjalëkalime unikë, të fuqishëm, për çdo llogari

Ripërdorimi i fjalëkalimeve i vë në rrezik krejt llogaritë tuaj. Kjo do të thotë se nëse ekspozohet një fjalëkalim, hacker-at kanë çelësat e mjaft llogarive.

Ruajini fjalëkalimet në një vend të parrezik

Vendosini hollësitë e kredencialeve tuaja në një vend të sigurt ku mund të hyni vetëm ju, bie fjala, në një përgjegjës fjalëkalimesh. Kjo e bën të lehtë mbajtjen nën kontroll të krejt fjalëkalimeve tuaj të ndryshëm.

Jini të kujdesshëm, kur vjen puna te dhënie të dhënash personale

Mos jepni të dhëna personale, nëse s’duhet doemos.Nëse ju kërkohet të futni diku apo jepni adresën tuaj email, kodin ZIP, ose numër telefoni, mund të përgjigjeni jo.

Përmirësoni rregullisht software-in dhe aplikacionet

Përditësimi i aplikacioneve tuaja në telefon, e shfletuesit dhe sistemeve tuaj operativë i bën pajisjet tuaja më të sigurta. Këto përditësime ndreqin të meta, cenueshmëri software-i dhe probleme sigurie.

Si i trajton ⁨Mozilla Monitor⁩ sajtet me të dhëna rezervat?

⁨Mozilla Monitor⁩ vë në dukje llogaritë me këto lloje shkeljesh vetëm pasi të jetë verifikuar një adresë email. Kjo do thotë se jeni i vetmi person që mund të shohë nëse të dhënat tuaja qenë pjesë e kësaj shkeljeje (veç në pastë dikush tjetër hyrje te llogaria juaj email).

Pse u desh kaq shumë kohë për njoftimin e këtij cenimi?

Ndonjëherë mund të hajë muaj ose vite që kredenciale të ekspozuara në një shkelje të dhënash të shfaqen në web-in e errët. Shkeljet shtohen te baza jonë e të dhënave sapo të jenë zbuluar dhe verifikuar.