Si funksionon

Cenimet e të dhënave janë shkelje të sigurisë ku informacioni juaj personal ose ekspozohet aksidentalisht, ose vidhet ilegalisht nga hacker-a — përfshi fjalëkalime, hollësi kontakti, informacion financiar e plot të tjera. Cilado llogari, ose kudo ku ruhet informacion i juaji në internet mund të përbënte një objektiv.


Zgjidhja e cenimeve të të dhënave ndihmon t’u pengohet hackera-ve hyrja në llogaritë tuaja, shkaktimi i dëmeve financiare, ose vjedhja e identitetit tuaj.

  • Hapi 1

    Kontrollojmë për cenime

    Duke përdorur adresën tuaj email, ne kërkojmë për ju në krejt të dhënat e njohura të cenimeve. Krejt pajtimtarët mund të mbikëqyrin falas 5 adresa.

  • Hapi 2

    Ju ndihmojmë të zgjidhni cenimet

    Ngaqë zgjidhja e cenimeve të të dhënave zakonisht lyp hapa dorazi, b.f., ndryshim të fjalëkalimeve tuaj, ose vendosja e një sinjalizimi mashtrimi në vlerësimin e kreditit tuaj, s’mund t’i zgjidhim ne për ju. Por do t’ju udhëheqim nëpër hapat për zgjidhjen e informacionit tuaj që ka rrjedhur.

    Dhe nëse informacion i juaji bie në duart ku s’’duhet, do t’ju japin rekomandime sigurie rreth se ç’mund të bëni për të mbrojtur veten tani dhe në të ardhmen.

  • Hapi 3

    Mbikëqyrim për cenime të reja

    Kurdo që pikasim një cenim të ri, do të kontrollojmë për të parë nëse qetë pjesë e tij dhe do t’ju sinjalizojmë, nëse jeni.

Rimerrni kontrollin e të dhënave tuaja